Ramadani: Nuk patëm shumë agresivitet në portë

Futboll

Ramadani: Nuk patëm shumë agresivitet në portë

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 16:35
Ramadani: Nuk patëm shumë agresivitet në portë

Egnatia pësoi humbjen e dytë radhazi me Zekerija Ramadanin në stol. Ekipi nga Rrogozhina u mposht 1-0 në Kamzë nga Kastrioti, sfidë rreth së cilës foli trajneri në “Gol pas Goli” në Supersport. Ramadani tregoi se çfarë i mungoi sot ekipit të tij, teksa nuk e humbet besimin në lidhje me vazhdimësinë.

“Sot krijuam por nuk patëm shumë agresivitet në portë. Në zonën e finalizimit po çalojmë. Ishte një fushë që do më shumë luftë dhe agresivitet. Ndoshta dhamë maksimumin, por duhet të jemi më vetëkritik, nga unë i pari.

Kjo humbje është më e madhe se tri pikë, pasi humbëm ndaj një rivali direkt. Tani duhet t’i provoj të gjithë lojtarët, kanë mbetur edhe dy ndeshje këtë vit. 

Ndryshimet që erdhën sot mendoj se e ndihmuan pak ekipin, do e kemi më të lehtë nëse rritet konkurrenca. Unë shoh ndeshjet e kaluara, por edhe kundërshtarët.

Nuk është një gjë që shtyp butonin dhe reagojmë të gjithë. Diçka që kam kërkuar në stërvitje, djemtë e kanë bërë në ndeshje. Do gjejmë rrugën e duhur për të ardhur te fitorja.

Përqendrimi nga mungon, më saktë: agresiviteti, sidomos në goditjet standarte, kur i kemi në favor dhe kundër. Duhet ta rrisim agresivitetin në të dy fazat e lojës.

Më vjen keq që humbëm këto dy takime, e meritonim një barazim. Stili im i lojës varet nga lojtarët që kam. Kam parë këtë javë 4-5 ndeshje të ekipit me Maganin.

Nëse drejtuesit nuk kanë qenë të kënaqur, atëherë duhet të bëjmë ndryshime. Mundohem të gjej formulën e duhur. Kemi agresivitet në organizimin e aksioneve, por na mungon finalizimi. Pedro është mungesë e madhe”, përfundoi trajneri i ekipit nga Rrogozhina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat