Marca: Aguero do të dalë me njoftim për pensionim të detyrueshëm nga futbolli

Futboll

Marca: Aguero do të dalë me njoftim për pensionim të detyrueshëm nga futbolli

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 11:47
Sergio Aguero

Sergio Aguero pritet të dalë së shpejti me njoftim për pensionim nga futbolli, raporton MARCA.

Gjiganti mediatik spanjoll bën të ditur se sulmuesi argjentinas është duke u rikuperuar nga problemet me zemër që kishte javë më parë.

Lojtari 33-vjeçar mendon se nuk mund të vazhdojë më të luajë futboll në nivele të larta, shkaku i të rrahurave të çrregulluara të zemrës.

Në ekzaminimet e kryera, u bë e ditur se Aguero ka probleme me zemër dhe nëse vazhdon të luajë futboll, mund edhe t’i kushtojë me jetë.

Sulmuesi argjentinas bëri startin e tij të parë në Camp Nou për Barcelonën kundër Alaves, por u detyrua të largohej pas 40 minutash dhe u zëvendësua nga Philippe Coutinho.

Në ditët në vazhdim, sipas asaj që raporton Marca, Aguero do të njoftoj për pensionimin e detyrueshëm nga futbolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat