Lazio interesohet për Kepan

Futboll

Lazio interesohet për Kepan

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 12:30
Kepa Arrizabalaga

Lazio thuhet se është në bisedime me Chelsean për transferimin e mundshëm të portierit, Kepa Arrizabalaga.

27-vjeçari është bërë portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit kur u transferua në “Stamford Bridge” nga Athletic Bilbao në gushtin e vitit 2018 për 71 milionë funte.

Por, momentalisht spanjolli është vetëm si portier i dytë pas zgjedhjes kryesore që mbetet Edouard Mendy.

Sipas “Il Messaggero”, ish trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri, që tani është në krye te Lazio, ka kontaktuar kampionin e Evropës për të diskutuar ‘gardianin’.

Raporti shton se Kepa shihet si pasuesi adekuat i 39-vjeçarit, Pepe Reina. Kepa ka edhe tre vite e gjysmë kontratë të mbetur në kontratë, ndërsa këtë edicion ka zhvilluar pesë paraqitje këtë edicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat