Toni Kroos komenton shortin ndaj PSG

Futboll

Toni Kroos komenton shortin ndaj PSG

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 00:02
Toni Kroos

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, ka dhënë komentet e tij për shortin e sotëm të Champions League.

Real Madrid është vënë përballë skuadrës së Paris Saint Germain, skuadër kjo që sipas Kroos ishte më e vështira që mund t’i binte.

Gjermani ka thënë se do të jetë ndeshje e rëndësishme dhe e nevojshme për skuadrën, pasi në këtë garë luhet kundër më të fortave.

“Kundërshtar shumë interesant për raundin tjetër, më i vështiri kundërshtar që mund të kishim përballë, nga kundërshtarët e mundshëm, por kjo është loja për të cilën luajmë”, ka thënë Kroos.

“Ne po shohim para për këto ndeshje, shumë kualitet në fushë”, ishin fjalët e tij.

Kroos synon trofeun e radhës në Champions League me Real Madrid, pasi fitoi tre sosh radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat