I ndodh e papritura

Futboll

I ndodh e papritura

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 17:06
I ndodh e papritura

Futbollistët janë njerëz me shumë influencë dhe si të tillë trajtohen ndryshe nga të tjerët.

Megjithatë jo të gjithë i shohin ata në këtë mënyrë. Një incident i ka ndodhur Wayne Rooney .

Ish-sulmuesi i Manchester Utd kishte parkuar makinën e tij në një zonë që nuk lejohej. Ajo zonë ishte e përcaktuar për tu përdorur për aktivitetet e fundvitit. Burimet e zonës thanë se anglezi kishte refuzuar madje që ta lëvizte mjetin, pasi organizatori i aktivitetit ja kishte  kërkuar këtë gjë.

Si pasojë e këtij veprimi disa njerëz shkruan në makinë e  Rooney, duke e evidentuar si një shembull të keq.

Përveç ofendimeve për sulmuesin, një ndër frazat thoshte që ai duhet të humbte peshë.

Gjithashtu makina iu vendosën dhe disa kona rrethues duke mos e lënë të largohej.

Fotot kanë bërë namin nëpër rrjet. Ndoshta Rooney herën tjetër do të mendohet më mirë se ku e lë makinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat