Genoa kualifikohet

Futboll

Genoa kualifikohet

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 23:30
Caleb Ekuban

Genoa ia ka dalë të marrë kualifikimin për në raundin e 1/8-tat në Kupën e Italisë, teksa ka mposhtur në shtëpi me rezultatin minimal 1:0, Salernitanën.

Ndeshja nuk ishte e lehtë për të besuarit e trajnerit Andriy Shevchenko, teksa miqtë rezistuan për shumë minuta duke e ruajtur rrjetën e paprekur.

Mirëpo, goli vendimtar do të vinte nga këmbët e ish-sulmuesit të Partizanit në Superiore, Caleb Ekuban, në minutën e 76.

Ganezi ka pasur besimin e teknikut ukrainas dhe sot ia ka dalë të shpërblejë besimin e tij, teksa 27-vjeçari nuk ka falur në mundësinë e shfaqur duke mposhtur portierin kundërshtar Fiorillo.

Sa i përket turit pasardhës, Genoa-n e pret një impenjim i vështirë si ai ndaj Milan, me kuqezinjtë që do ta luajnë ndeshjen në shtëpi dhe do të jenë favoritët për të shkuar në çerekfinalen e kompeticionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat