Eriksen pritet ta shkëputë kontratën me Interin

Futboll

Eriksen pritet ta shkëputë kontratën me Interin

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 10:17
Christian Eriksen

Ylli danez Christian Eriksen dhe skuadra e tij, kampioni italian Inter pritet që së shpejti të shkëputin kontratën me marrëveshje të dyanshme, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Krerët e “NeraZzurëve” e përkrahin dhe e respektojnë çdo vendim që merr Eriksen, pasi që protokolli i CONI-t nuk e lejon danezin të paraqitet në Serie A me pajisjen që e ka në zemër, përcjell KosovaPress.

Spekulohet se Eriksen mund të rikthehet te klubi londinez Tottenham United, por edhe ish-skuadra e tij Ajax, tek e cila e ka nisur karrierën, ka shprehur interesim për ta sjellë danezin në skuadër.

Që nga transferimi prej Tottenham tek Interi, Christian Eriksen ka arritur të bëjë 60 paraqitje për kampionin italian, duke regjistruar tetë gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat