Mbrojtja e Atalantës gjen rëndësinë e Gjimshitit

Futboll

Mbrojtja e Atalantës gjen rëndësinë e Gjimshitit

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 12:48
Mbrojtja e Atalantës gjen rëndësinë e Gjimshitit

Atalanta ka fituar sfidën e fundit kundër Veronës me shifrat 1:2.

Pas dështimit të eksperimentit me lënien në stol në Champions League të Berat Gjimshitit, Gasperini reflekton dhe e rikthen titullar mbrojtësin shqiptar.

Prapavija e skuadrës bergamaske kupton rëndësinë e 29-vjeçarit, teksa ky i fundit garanton siguri përgjatë lojës.

Për vlerat e tij flet edhe studimi i të dhënave përgjatë 90 minutave në sfidën e fundit kundër Veronës.

Rezultatet janë bërë të ditura nga “Eco di Bergamo”, ku Gjimshiti rezulton me indeksin më të lartë të performancës për mbrojtjen e Atalantës, 308, ndërsa sipër tij qendrojnë vetëm dy shokë skuadre, Mirançuk dhe Pexela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat