Abazi i kënaqur me Ferizajn: Vazhdojmë të bashkuar drejtë sukseseve 

Futboll

Abazi i kënaqur me Ferizajn: Vazhdojmë të bashkuar drejtë sukseseve 

Nga: K.G. Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 12:06
Abazi i kënaqur me Ferizajn: Vazhdojmë të bashkuar drejtë sukseseve 

Klubi i futbollit Ferizaj i ka të qarta synimet e saja për pjesën e dytë të kampionatit në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B. 

Synimi i tyre është rikthimi në shoqërinë e më të mirëve, aty ku e ka edhe vendin.

Ferizaj përfundoi në vend të dytë me 25 pikë gjatë stinorit vjeshtor, një me pak se lideri Vushtrria. 

Kryetari i klubit ferizajas, Lulzim Abazi, është i kënaqur me ecurinë e pjesës vjeshtore dhe beson e shpreson se në pranverë do të janë edhe më të fuqishëm, me bindje se do t’i arrijnë objektivat.    

“Klubi ynë ka mbajtur një ceremoni falënderuese, në shenjë respekti ndaj sponsoreve për mbështetjen e FC Ferizajt në këtë gjysmë-sezon, ku skuadra jonë ka arritur sukses te mjaftueshëm, duke u renditur në vendin e dytë në Ligën e parë, dhe ka vazhduar garat në kupën e Kosovës. 

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryetari i komunës, z. Agim Aliu, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, sponsorët e klubit, stafi administrativ e teknik i klubit, veteran dhe dashamir të futbollit.

Bordi i klubit ne krye me Lulzim Abazin në shenjë falënderimi të gjithë sponsorëve ju dhuroj mirënjohje për kontributin e tyre gjatë këtij stinori për klubin tonë!

Klubi ynë falënderon te gjithë bizneset ferizajase që po qëndrojnë afër klubit për ringritjen e sportit më të popullarizuar në botë!

Vazhdojmë të bashkuar drejtë sukseseve”, shkruan bordi drejtues, me kryetar Lulzim Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat