Raiola i shkel syrin Barcelonës

Futboll

Raiola i shkel syrin Barcelonës

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 15:08
Raiola i shkel syrin Barcelonës

Haaland është një nga sulmuesit më në formë për momentin në të gjithë ligat evropiane.

Pas zërave të ndryshme të merkatos, Barcelona tashmë ka dalë në skenë duke treguar një interes të vërtetë ndaj norvegjezit. Sipas zërave mediatike sportive, Mino Raiola i cili është edhe agjenti i lojtarit, ka bërë me dije tre kushte për të cilat Barcelona duhet t’i plotësojë nëse e dëshiron transferimin e Haaland.

Sipas “Sportskeeda Football”, Mino Raiola kërkon që të plotësohen këto tre kushte.

E para është që Haaland të cilësohet si një lider në projekt. E dyta është që ai të mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 9-të. E treta është që Barcelona të arrijë të kualifikohet në Champions League sezonin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat