Vila e ëndrrave ka një çmim të frikshëm

Futboll

Vila e ëndrrave ka një çmim të frikshëm

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 15:52
Vila e ëndrrave ka një çmim të frikshëm

Pushime ëndrrash në Laponi pak ditë para festave të fundvitit, pikërisht si në filmat më të mirë.

Postimet e fundit në Instagram të partneres së Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez, janë të gjithë për udhëtimin me katër fëmijët.

Ftohtë (-20 gradë siç ka shkruar vetëm modelja e bukur), por edhe shumë argëtim në borë. Në stories janë publikuar edhe disa fotografi të vilës luksoze të marrë me qira që, siç ka zbuluar El Espanol, është dykatëshe, me një sipërfaqe 256 metra katrorë dhe mund të mbajë 10 persona.

Katër dhoma gju mi, një dhomë martesore, dhome ndenje me oxhak, kuzhinë moderne, lavanderi, sauna, vaskë me hidromasazh, dhomë zhveshje dhe një dhimë ku mund të vihen të gjitha mjetet që përdoren për të luajtur me borën finlandeze.

Ka një tarracë spektakolare me një pamje panoramike mbi pyllin e zbardhur nga bora. Dizajni është modern, mobilje luksoze dhe një kuzhinier personal.

Po sa kushton e gjithë aventura?

Sipas faqes zyrtare, çmimi për të qëndruar në vilën e zgjedhur nga Georgina është 1750 euro nata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat