Brdariç: Të gjithë e shohin që Dinamo është në një moment jo të mirë

Futboll

Brdariç: Të gjithë e shohin që Dinamo është në një moment jo të mirë

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 17:06
Brdariç: Të gjithë e shohin që Dinamo është në një moment jo të mirë

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric doli në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të transfertës ndaj Dinamos në “Elbasan Arena” dhe deklaroi se synimi i shkodranëve është që t’u shkaktojnë humbjen e radhës kryeqytetasve dhe të marrin një tjetër fitore që i afron më shumë me kreun.

Duke parë gjendjen e Dinamos, a vjen kjo sfidë në kohën e duhur për Vllazninë?

"Do të jetë një ndeshje e veçantë.

Të gjithë e shohin që Dinamo është në një moment jo të mirë, por për mua nuk ka rëndësi gjendja e kundërshtarit, pasi e di se çfarë janë të aftë të bëjnë ata me cilësitë që kanë. Ne duhet të jemi të gatshëm që të paraqitemi sa më mirë dhe të shkojmë për të marrë maksimumin", ka thënë Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat