Tirana rikthen në një version ndryshe Vangjelin

Futboll

Tirana rikthen në një version ndryshe Vangjelin

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 14:43
Tirana rikthen në një version ndryshe Vangjelin

Kristi Vangjeli është rikthyer te Tirana teksa këtë herë nuk do të jetë më në rolin e futbollistit. 36-vjeçarit i është besuar pozicioni i asistentit të trajnerit Orges Shehi, teksa eksperienca e tij mund të rezultojë efikase në këtë drejtim.

Ndërkohë, me zyrtarizimin e Vangjelit në këtë rol, mund të kuptohet edhe fakti se ai tashmë ka “varur këpucët në gozhdë”, megjithatë do të vazhdojë të jetë i impenjuar në botën e futbollit.

Kujtojmë se Vangjeli ka qenë një ndër elementët më të rëndësishëm në sezonin kur bardheblutë fituan titullin kampion, ndërsa u largua nga kryeqytetasit vetëm në verën e këtij viti për një aventurë në kampionatin e Kosovës me Prishtinën.

Një, eksperiencë e cila nuk rezultoi e suksesshme dhe tashmë Vangjeli ka vendosur t’i futet një rruge të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat