Rexhepi: Vllaznia u mbrojt ndaj nesh

Futboll

Rexhepi: Vllaznia u mbrojt ndaj nesh

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 16:29
Rexhepi: Vllaznia u mbrojt ndaj nesh

Portieri i Skënderbeut, Bekim Rexhepi ka folur në konferencë për shtyp për ndeshjen e nesërme të kampionatit ndaj një rivali direkt si Kastrioti. Gardiani thekson se në ndeshjen e kaluar ishte Vllaznia ajo që u mbrojt ndaj tyre dhe jo e kundërta ndërsa është i sigurt për tre pikët ndaj krutanëve.

“Nuk ka ndeshje të thjeshta në Superiore, nuk ka dallime mes vendit të parë dhe të fundit. Ne kemi marrë pikë ndaj Tiranës, Partizanit, Kukësit dhe kështu dallime nuk ka. Do të jetë një ndeshje e vështirë”.

Kritika pas gabimit me Vllazninë- “Kritikohen lojtarët më të mëdhenj në botë dhe kjo është pjesë e futbollit. Ato duhet të të bëjnë më të fortë, kritikat janë pjesë e lojës. Ndeshja me Vllazninë është lënë pas krahëve. Në golin e parë ndaj Vllaznisë ishte një keqkuptim mes meje dhe Bajramit, ndodhin në futboll.

Në atë ndeshje nuk na la hapësira Vllaznia, megjithatë në pjesën e dytë kemi bërë mirë dhe ata u mbrojtën jo ne. Ndaj, Kastriotit luajmë për tre pikët dhe ato do t’i marrim. Jemi gati për gjashtë pikë, por fillimisht mendojmë për Kastriotin dhe më pas Dinamon”, u shpreh  Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat