Conte flet para ndeshjes me Liverpoolin

Futboll

Conte flet para ndeshjes me Liverpoolin

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 00:34
Antionio Conte

Tottenhami do të përballet me Liverpoolin në derbin e së dielës. 

Spurs ka pasur disa ndeshje të ndërprera për shkak të disa infektimeve me Covid nga lojtarët, megjithatë duket se ndeshja e së dielës do të vijojë me orarin e paraparë.

Trajneri italian, Antionio Conte në një intervistë për ‘SkySports’ e ka lavdëruar skuadrën e Jurgen Klopp duke i dhënë epitetin si ndër skuadrat më të mira në botë.

“Të dielën, ne luajmë kundër një skuadre që mund të na mësojë shumë, sepse mendoj se Jurgen Klopp, kur mbërriti në Liverpool, ai filloi një punë fantastike. Por sezonin e parë ata nuk [arritën] aq shumë, por filloi puna".

“Nëse doni të arrini këtë nivel, keni nevojë për punë, kohë, durim dhe investim [në transferime]”.

“Po, Liverpooli ka shumë zgjidhje gjatë lojës. Nuk do të jetë e lehtë, por ne duhet të punojmë si ekip. Ne përgatitemi për lojën.

“Ne e dimë shumë mirë se përballemi me një nga skuadrat më të mira në botë, por, në të njëjtën kohë, mendoj se është mirë të kemi këtë lloj loje, sepse duam të kuptojmë [si të përballemi] me këto skuadra kryesore”, është shprehur Conte.

Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 17:30 në “Tottenham Hotspur Stadium”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat