Milan po lëviz në afatin kalimtar 

Futboll

Milan po lëviz në afatin kalimtar 

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 11:06
Milan po lëviz në afatin kalimtar 

Milan po lëviz në afatin kalimtar por kryesisht në repartin defensiv.

Pas dëmtimit të Kjaer, Milan ende nuk ka gjetur një zëvendësues edhe pse emrat e pëlqyer janë shumë.

Gjithsesi, tashmë ekipi i Milanos është duke parë mundësinë për të transferuar një sulmues të ri dhe të aftë për të shënuar.

Emri i lakuar është Patrick Schick. Sulmuesi Çek është në një formë shumë të mirë ku me Leverkusen ka shënuar 16 gola në 13 ndeshje.

Ibra dhe Giroud janë në një moshë të madhe dhe nuk premtojnë për shumë gjatë, kështu që drejtuesit e Milan-it po studiojnë me vëmendje pistën e Schick. Ish-sulmuesi i Romës tashmë ka vlerën e 50 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat