Futbollistët më të shtrenjtë në Superligën e Kosovës

Futboll

Futbollistët më të shtrenjtë në Superligën e Kosovës

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 17:09
Futbollistët më të shtrenjtë në Superligën e Kosovës

Elita e futbollit të Kosovës i ka dhënë fund javën e kaluar stinorin vjeshtor në futboll, shkruan Demokracia. Futbollistët tashmë kanë nisur pushimet të cilat do të zgjasin deri më 5 janar atëherë kur planifikohet që shumica e skuadrave t’i nisin përgatitjet për pranverë.

Gjithsesi, niveli i futbollit duket se ka nisur rritje kjo edhe për shkak të investimeve bukur të mëdha.

Sa i përket lojtarëve më të shtrenjtë në Superligë, prinë Prishtina e cila ka futbollistin me çmimin më të lartë sipas “Transfermarket”.

Kështu mbrojtësi bardhekalër Sodiq Atanda, është më i shtrenjti pasi vlera e tij kap shumë 400 mijë euro. 350 mijë e ka Rron Broja i Dritës ndërsa me 300 mijë janë Donjet Shkodra, Agim Zeka, Solomon e Neto.

Sa i përket skuadrave, Prishtina konsiderohet si më e shtrenjta, me 4.5 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat