Meksi: Fitore morali

Futboll

Meksi: Fitore morali

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 19:29
Meksi: Fitore morali, duam tri pikë edhe me Dinamon

Jorgo Meksi, autor i golit të fitores së Skënderbeut ndaj Kastriotit, u përzgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes. Në “Gol pas Goli”, anësori i djathtë këmbënguli se ekipi korçar nuk luan për mbijetesë, por për shumë më lart.

“Nuk do të thosha se jemi të destinuar për të rënë nga kategoria, kemi treguar se luajmë shumë mirë futboll, por s’kemi marrë rezultatet e duhura. Fakti që kemi lojtarë të rinj është pozitiv, sepse tregon rritje. Edhe në përshtatemi me ta.”

Goli dhe dedikimi: “Në stërvitje tentojmë më shumë portën. E çova topin në atë cep. Kisha disa ndeshje që e tentoja golin dhe tani erdhi momenti. Festën ia dedikoj një personi të afërt që jeton në Greqi.”

Fitore morali: “Fitore që na jep moral, do të shkojmë më të qetë në ndeshjen me Dinamon, ku do të kërkojmë të marrim maksimumin. Pretendimet tona janë tek vendi i pestë dhe lart".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat