Ndreu: Arbitrat mezi prisnin të mbaronte ndeshja

Futboll

Ndreu: Arbitrat mezi prisnin të mbaronte ndeshja

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 19:36
Ndreu: Arbitrat mezi prisnin të mbaronte ndeshja

Kastrioti luajti një ndeshje të mirë në Korçë, por doli pa pikë. Skënderbeu fitoi 2-1 dhe Ramadan Ndreu, trajneri i ekipit krutan, foli rreth kësaj sfide në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Kishte lojtarë që nuk e kuptuan se sa e rëndësishme ishte kjo ndeshje. E tmerrshme si pësuam golin e parë. Kemi lojtarë që ka raste që u duket vetja sikur luajnë kalçeto, gabojnë në vendosje.

Humbëm një ndeshje që në pjesën e dytë nuk pati shumë futboll. Më habisin edhe arbitrat, ata shohin dhe hapin sytë, totalisht indiferentë, mezi presin të mbarojë ndeshja, por duhet të jenë korrekt.

Ne do vazhdojmë luftën, shpresojmë të marrim 3-4 lojtarë në merkaton e dimrit, të paktën lojtarë të nivelit mesatar, që ta stabilizojnë skuadrën.

Nuk çeduam sot në lojë, Skënderbeu t’i falet dy sulmuesve, janë të shpejtë dhe lojtarë shumë të mirë. Duhet të vazhdojmë punën.

Është problem shumë i madh kur luan me qendërmbrojtës që nuk e kanë rolin e vet. Qendërmbrojtësit duhet të jenë të gjatë, ne jemi me dy qendërmbrojtës të adoptuar, është e tmerrshme, po marrim gola edhe në lartësi të ulët.

Qendra e mbrojtjes është pozicioni më delikat. Me këtë nivel që kemi luftojmë shumë, shpresoj ta rrisim gjatësinë e ekipit në qendër të mbrojtjes. Ne nuk dorëzohemi kurrë. Ne na mban shpirti i garës.

Klasifikimi është real, ne do luftojmë me skuadrat e fundit, me 3-4 skuadra do përplasemi dhe do rivalizojmë deri në fund”, përfundoi trajneri i skuadrës krutan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat