De Ligt: Kjo gjë më zemëron me Juventusin

Futboll

De Ligt: Kjo gjë më zemëron me Juventusin

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:42
De Ligt: Kjo gjë më zemëron me Juventusin

Matthijs de Ligt është befasuar me pjekurinë e treguar nga Juventus në fitoren 2-0 të arritur në kampionat kundër Bologna-s.

“Unë dua të fitoj gjithmonë dhe ndonjëherë zemërohem kur tregojmë mentalitetin e gabuar”, ka thënë holandezi.

Qendërmbrojtësi ka qenë i pakalueshëm në Dall Ara, me ndërhyrje vendimtare, ndërsa Alvaro Morata dhe Juan Cuadrado kanë shënuar golat.

“Kemi luajtur me shumë pjekuri, edhe pse mund të përmirësohemi akoma më shumë në mënyrën si e ndërtojmë aksionin nga mbrapa”, ka shtuar De Ligt për DAZN.

Ish-ylli i Ajax-it është parë t’i bërtasë me zemërim shokëve të skuadrës pasi iu desh të bënte një ndërhyrje shpëtimtare në zonën e rreptësisë.

“Unë dua të fitoj gjithmonë dhe bëj gjithçka është e mundur që të fitoj. Ndonjëherë zemërohem kur shikoj lojtarë me mentalitetin e gabuar. Kjo më zemëron. Një gabim mund të ndodhë, por mentaliteti nuk duhet të ndryshojë kurrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat