FSHF: Të dy futbollistët e Kombëtares u rikthyen sërish te goli

Futboll

FSHF: Të dy futbollistët e Kombëtares u rikthyen sërish te goli

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:44
FSHF: Të dy futbollistët e Kombëtares u rikthyen sërish te goli

Endri Çekiçi dhe Myrto Uzuni kanë qenë protagonistë absolutë ditën e sotme me skuadrat e tyre, teksa kanë qenë ata që i kanë dhënë fitoren klubeve respektive në Turqi dhe Hungari.

Të dy futbollistët e Kombëtares u rikthyen sërish te goli pas disa javësh pa shënuar.

Endri Çekiçi, mesfushori kuqezi, i cili luan në Turqi i dha tre pikë me vlerë ekipit të tij, teksa i mjaftuan vetëm 12 minuta në lojë që ai të zhbllokonte rezultatin pas një goditje të bukur nga brenda zone që do t’i jepte fitoren Koniasporit në ndeshjen e zhvilluar ndaj Antaliasporit. Çekiçi u fut në lojë vetëm në minutën e 80-të, ndërsa zhvilloi një lojë mjaft të mirë.

Ndërkaq, edhe sulmuesi Myrto Uzuni ka qenë gjithashtu vendimtar në Hungari, me shqiptarin që ashtu sikurse Çekiçi shënoi në minutat shtestë të kohës së rregullt, duke i dhënë fitoren Ferencvaroshit. Uzuni e nisi lojën si titullar, por golin me vlerën e tre pikëve e arriti ta shënojë vetëm në minutën e 91-të, teksa ndoqi mirë aksionin dhe shtyu topin në rrjetën kundërshtare. Sulmuesi kuqezi rikthehet kështu te goli pas disa javësh.

Paraqitje të mira për dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, të cilët po tregojnë vlerat e tyre në kampionatet elitare në Turqi e Hungari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat