Zaniolo: Duhet të vazhdojmë kështu

Futboll

Zaniolo: Duhet të vazhdojmë kështu

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 12:13
Zaniolo: Duhet të vazhdojmë kështu

Nicolo Zaniolo ka shënuar golin e tij të parë në Serinë A  në 514 ditë dhe ka zbuluar se çfarë i ka thënë Jose Mourinho Roma-s për të arritur fitoren 4-1 në transfertë kundër Atalanta-s.

Sulmuesi italian është ndalur nga dy dëmtime serioze në gju dhe ka patur vështirësi në rikuperimin e formës.

Ai ka gjetur golin në Bergamo, duke shënuar për herë të parë në kampionatin italian që nga korriku i 2020-ës.

“Jam shumë i lumtur, jo vetëm për golin, sepse kemi fituar kundër një rivali direkt për vendin e katërt dhe duhet të vazhdojmë kështu”, ka thënë Zaniolo për Roma TV.

“Bëmë atë që na kërkoi trajneri, të ishim solid në mbrojtje dhe të dilnim në kundërsulm. Jemi një skuadër e fortë, kjo është Roma e vërtetë dhe jo ajo që është parë kundër Inter-it”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat