Chelsea zhgënjen përsëri

Futboll

Chelsea zhgënjen përsëri

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 17:08
Chelsea zhgënjen përsëri

Skuadra e Chelseat ka bërë një tjetër hap fals në Premier League.

Chelsea ka dështuar të marrë fitore në udhëtim kundër Wolverhampton, në një ndeshje që u mbyll pa gola 0:0.

‘Blutë’ nuk patën zgjidhje për mbrojtjen e Wolves dhe kështu lëshon edhe dy pikë të tjera tejet të rëndësishme në garën për titull.

Wolves gjetën një herë golin në këtë ndeshje, por teknologjia VAR vendosi që goli të jetë i pavlefshëm.

Me barazimin e regjistruar sot, Chelsea mbetet në 38 pikë derisa City shkon në 44. Wolves merr pikën e 25-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat