Fituesit e Turneut të Përfaqësueseve Rajonale miqësore me talentet e Preshevës

Futboll

Fituesit e Turneut të Përfaqësueseve Rajonale miqësore me talentet e Preshevës

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 18:52
Fituesit e Turneut të Përfaqësueseve Rajonale miqësore me talentet e Preshevës

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale që u përmbyll javën e shkuar me shpalljen e skuadrave fituese, do të “rikthehet” ditën e hënë me dy ndeshje speciale dhe historike. Skuadrat fituese për grupmoshat U-13 dhe U-14 do të kenë përballë bashkëmoshatarët e tyre nga Presheva.

Një vit më parë, Federata Shqiptare e Futbollit hapi zyrtarisht zyrën e saj rajonale në Luginën e Preshevës, e cila drejtohet nga Nagip Jakupi. Jakupi me stafin e tij kanë zhvilluar seleksionime në të gjithë Luginën për të sjellë dy përfaqësueset U-13 dhe U-14 në këto miqësore.

Lojtarët në këto dy miqësore do të vëzhgohen me kujdes nga stafi teknik i Departamentit Teknik dhe trajnerët e ekipeve Kombëtare.

Investimi në stërvitjen dhe monitorimin e rritjes së lojtarëve të rinj është themeli i përfaqësueseve rajonale dhe turneut që organizohet. Tashmë në këtë turne do të jenë të pranishëm dhe talentet e Luginës.

Ndeshjet do të zhvillohen ditën e hënë, në Qendrën Sportive Kamëz, duke filluar nga ora 10:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat