Longo: E pamë njëri-tjetrin në sy pas pjesës së parë

Futboll

Longo: E pamë njëri-tjetrin në sy pas pjesës së parë

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 19:13
Longo: E pamë njëri-tjetrin në sy pas pjesës së parë

Ka përfunduar mes ankthit ndeshja Kukësi-Partizani. Të kuqtë e kanë nisur mjaft mirë përballjen, duke pasur fitoren si qëllimin e vetëm në mënyrë që të kthehen në shinat e duhura për l.uftën për titull kampion. Emiliano Musta ka ndëshkuar shpejt ish-skuadrën e tij, teksa që në minutën e 11 ka shënuar një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit.

Por nëse në pjesën e parë bëri Partizanin të qeshte, në të dytën Musta e bën skuadrën e tij të “qajë“. Në minutën e 70‘ futbollisti shqiptar kthen topin në mënyrë të gabuar pas, duke e dërguar në portën e tij.

Një autogol ky që i kushton shumë të kuqve, teksa me një aksion mjaft të bukur dhe me një finalizim për tu duartrokitur nga Taipi, Kukësi përmbys Partizanin duke e mbyllur ndeshjen në rezultatin 2-1. Verilindorët rikthehen te fitorja dhe tremb Tiranën, së cilës i bashkohet në krye me pikë të barabarta. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli“ në “Supersport“.

Longo (Kukësi): “Së pari luajtëm kundër ekipit më të mirë. E kam thënë që në fillim, është ekipi më i mirë së bashku me Tiranën dhe kanë një trajner me eksperiencë.

E kishin përgatitur ndeshjen shumë mirë. Na njohin shumë mirë, ashtu si i njohim edhe ne ata.

Një gol nga goditja e dënimit si ky që pësuam është i vështirë për tu pranuar. E pamë njëri-tjetrin në sy në pushimin mes pjesëve.

E kuptuam mirë çfarë duhet të bënim. Ishte një fitore karakteri për atë çfarë shfaqëm në fushë. Duhet të përmirësohemi shumë.

E dimë dhe punojmë shumë përditë për këtë.

Nuk e di se sa ekipe mund të marrin rezultat pas një goli të tillë. Pas gabimit të parë ata ranë. Musta e ndryshoi dy herë lojën dy herë, njëherë me golin në pjesën e parë dhe për herë të dytë me autogolin. Për Partizanin goli më i bukur ishte i pari, ndërsa për ne më i bukur ishte i dyti. Këta djem realisht e meritojnë. Kanë lu.ftuar deri nga fillimi i sezonit. Të shkosh në Krishtlindje në këtë mënyrë është diçka vërtetë e mirë“..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat