Bashkëlojtarët ia dhurojnë Mbappes një fanellë rinovimi

Futboll

Bashkëlojtarët ia dhurojnë Mbappes një fanellë rinovimi

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 11:41
Bashkëlojtarët ia dhurojnë Mbappes një fanellë rinovimi

Kylian Mbappe e festoi ditëlindjen e 23-të në një aheng me shoqëri të hënën mbrëma, gjatë të cilit bashkëlojtarët e tij te Paris Saint-Germain ia dhuruan një fanellë për rinovimin e marrëveshjes me klubit deri më 2050.

E ardhmja e Mbappes në PSG mbetet tejet e paqartë, pasi kontrata e tanishme i mbaron në verë dhe besohet se ai do t’i bashkohet Real Madridit në verë si lojtar i lirë.

Por bashkëlojtarët e tallën Mbappen duke e mbajtur një fanellë me emrin “Mbappe” në shpinë dhe vitin “2050 “nën të, duke sugjeruar në vazhdimin e marrëveshjes së tij me PSG-në deri në atë vit të largët.

Në mesin e bashkëlojtarëve të tij në aheng ishin të gjithë lojtarët spanjollë të PSG-së, përfshirë Sergio Ramosin.

Pjesë e ahengut të Mbappes ishin edhe  Achraf Hakimi, Rafinha Alcantara dhe Keylor Navas.

Çuditërisht, mungesa të theksuara ishin partnerët e Mbappes në sulmin e PSG-së, Neymar dhe Lionel Messi.

Në fotografitë e postuara në rrjetet sociale nuk u panë as Angel Di Maria, Mauro Icardi apo Leandro Paredes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat