Casemiro i “tërheq veshin”

Futboll

Casemiro i “tërheq veshin”

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 11:54
Casemiro i “tërheq veshin”

Klubi i Real Madrid është përfshirë nga një valë e COVID teksa në organikën e trajnerit Carlo Ancelotti kanë rezultuar pesë futbollistë të infektuar nga virusi i rrezikshëm.

Fjala është për Gareth Bale, Asensio, Rodrygo, Lunin dhe Marcelo të cilët tashmë janë të izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Megjithatë, edhe pse me virusin “nëpër këmbë”, Vinicius Jr nuk është treguar i kujdesshëm teksa jashtë qendrës stërvitore ka ndalur makinën e tij për të firmosur autografe, por braziliani nuk kishte vendosur maskën.

Në këtë moment, aty kalon edhe Casemiro me mesfushorin që nga makina e tij, i “tërheq veshin” patriotit për t’u treguar më i kujdesshëm në një situatë delikate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat