Nënkryetari i Komunës hedh dyshime për Milan - Napoli

Futboll

Nënkryetari i Komunës hedh dyshime për Milan - Napoli

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 11:55
Nënkryetari i Komunës hedh dyshime për Milan - Napoli

Napoli mori një fitore të rëndësishme në ndeshjen e fundit të kampionatit teksa mposhti në transfertë një kundërshtar direkt për titullin si Milani, me rezultatin minimal 0-1. Megjithatë, ky sukses i napoletanëve nuk ka kaluar pa polemika dhe e gjitha lidhet me një gol të anuluar të kuqezinjve në minutën e 90.

Juan Jesus largon topin me Olivier Giroud që ishte pas tij, teksa edhe pse francezi nuk e preku sferën, u konsiderua si një lojtar aktiv dhe në këtë formë shqetësonte mbrojtësin në misionin për të larguar rrezikun nga zona.

Te Milan protestuan gjatë për golin e anuluar ndërsa nga ana tjetër, ka bërë bujë në rrjetet sociale një koment në Twitter i Alessandro Albanese, i cili është edhe nënkryetari i Komunës së Ceranos në provincën e Novarës.

Ai thekson se ajo që ndodhi në ndeshjen Milan-Napoli nuk ishte dora e Zotit si në rastin e Maradonës, por ishte dora e Kamorrës teksa duke përfshirë në këtë mes mafien famëkeqe hodhi dyshime për vërtetësinë e sfidës.

Megjithatë, Albanese duket se e ka kuptuar gabimin në komentin e bërë dhe e ka fshirë mesazhin nga rrjetet sociale, edhe pse tashmë duket se është vonë pasi fjalët e tij janë bërë virale në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat