Memelli: Duam tri pikë

Futboll

Memelli: Duam tri pikë

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 17:05
Memelli: Duam tri pikë

Skënderbeu do të mbyllë vitin 2021 me përballjen me Dinamon, një rivale e drejtpërdrejtë nëse i referohesh renditjen së përgjithshme të Abissnet Superiores.

Trajneri i skuadrës korçare, Migen Memelli, nuk e fsheh ambicien për të marrë maksimumin nga kjo transfertë.

“Do të shkojmë për tri pikë në këtë ndeshje. Dinamo ka përbërje cilësore, por kam bindjen që lojtarët që do të hedhim në fushë do të bëjnë më të mirën. Mund të kishim më shumë pikë nga performancat që kemi dhuruar. Skuadra ka nxjerrë mësime nga ndeshjet e para. Kemi dhe ndeshjen me Dinamon për të tentuar të marrim më të mirën.

Sistemi do të jetë i njëjtë dhe kemi bindjen që do të hedhim një hap të sigurt në këtë ndeshje të fundit. Duam të shkojmë të qetë në pushime. Do të kemi 25 ditë kohë për një minifazë përgatitore.”

Sfida në “Elbasan Arena”: “Është një fushë e mirë në të cilën kemi bërë performanca të mira. Është një ndeshje e vështirë në të cilën do të bëjmë maksimumin. I shikoj lojtarët që mendojnë se mund t’i marrin kampionatit më shumë.

Mungesat: “Cilësia nuk mungon, stoli është më solid, por në këtë pikë ku jemi sot kam 5 lojtarë jashtë, të shohim se kush do të rikuperohet. Vangjeli ka probleme, Bajrami dhe Vrapi janë jashtë, Zguro, për shkak kartonësh. Sa më shumë të rikuperojmë, aq më mirë.”

Merkatoja e dimrit: “Të mbarojmë këtë ndeshje dhe më pas do të diskutojmë me presidentin. Me rëndësi është të përforcohemi në çdo repart të fushës, me përjashtim të portës, sepse kemi portierë të mirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat