Tuchel nuk e rrezikon Kanten

Futboll

Tuchel nuk e rrezikon Kanten

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 17:25
N’Golo Kante

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ka zbuluar se nuk planifikon ta rrezikojë mesfushorin N’Golo Kante kundër Bentfordit për EFL Cup.

Pavarësisht që ishin me disa pjesëtarë më të pakët në skuadër, Tuchel ishte kundër këshillave të mjekëve që lejuan Kante të zhvillojë 90 minuta kundër Wolves.

Francezi që zhvilloi ndeshjen e parë pas afro një muaji shkaku i lëndimit, Tuchel tha se është e pamundur që ta lejojë mesfushorin të luajë brenda tre ditëve.

“A do përfshihet ndaj Bentfordit? Jo, thjeshtë jo. Ne do t’i japim kohë që të shërohet dhe përgatitet për ndeshjen ndaj Aston Villas”.

“Për të pasur 13 ose 14 lojtarë për ndeshje. Ky është problemi, por nuk është problem i madh. Ne mund ta bëjmë, mund të luftojmë, por për ndeshjen kemi Trevoh Chalobah të lënduar, është në dyshime të mëdha, kemi N’Golo Kante dhe Mateo Kovacic të pëfshirë, të cilët po rrezikoheshin shumë dhe ne do e paguajmë këtë”.

“Ata nuk munden të jenë titullar në tre ose pesë ndeshje për dy javë, ose tre ndeshje për një javë. Është thjeshtë e pamundur. Problemi dhe situata do rritet dhe nuk mund të lejojmë lojtarët të vuajnë sepse tjetër nuk janë këtu”, deklaroi ai.

Ndërkohë, nesër Chelsea do përballet me Aston Villën në vikend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat