Nga Anglia po qarkullon një lajm interesant

Futboll

Nga Anglia po qarkullon një lajm interesant

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 18:33
Nga Anglia po qarkullon një lajm interesant

Nga Anglia po qarkullon një lajm i madh merkatoje.

Flitet se Inter është gati të rikthejë Lukakun në zikaltër me formulën e huazimit. I transferuar tek Chelsea këtë verë me shumën e 115 milion euro, duket se nuk është në formën e duhur si në periudhën që luante me Interin.

Kështu, Chelsea është i gatshëm ta lejojë sulmuesin belg të rikthehet tek zikaltërit me formulën e huazimit me qëllim që Lukaku të rifitojë mentalitetin dhe gjendjen fizike të dikurshme si në periudhën që “frimosi” emrin e tij në historinë e Inter-it.

Me pak fjalë, Chelsea dëshiron të “ringjallë” Lukakun dhe ta marrë përsëri në ekip pas mbarimit të huazimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat