Belica: E thjeshtë, derbin e fiton ekipi që përballon presionin

Futboll

Belica: E thjeshtë, derbin e fiton ekipi që përballon presionin

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 14:08
Belica: E thjeshtë, derbin e fiton ekipi që përballon presionin

Egzon Belica doli në krah të trajnerit Ilir Daja në konferencën për shtypin përpara derbit Partizani-Tirana (e enjte, 19:45). Kapiteni i “Demave” thekson se ekipi që do menaxhojë presionin do ia dalë të ketë sukses në “Air Albania”.

“Ndeshje që shpresoj që të fillojmë të fitojmë në vazhdimësi, edhe pse ka pushim pas derbit. Do mundohemi të fitojmë dhe të vazhdojmë me fitore.

Shpresoj të mbrohemi mirë si ekip dhe të sulmojmë të gjithë bashkë. Presion ka te Partizani, është çdo herë, por derbi është derbi. Kush e menaxhon presionin më mirë do të arrijë te rezultati pozitiv.

Neve mundohemi të bëjmë atë që na kërkon profesori. Ndihemi komod me dy formacionet. Tifozët? Besoj se tifozët tanë do të jenë më të shumtë në numër nesër”, deklaroi qendërmbrojtësi i ekipit të kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat