Batatina reagon pasi Llapi nuk fitoi çmimin e klubit më të mirë të vitit

Futboll

Batatina reagon pasi Llapi nuk fitoi çmimin e klubit më të mirë të vitit

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 20:59
Batatina reagon pasi Llapi nuk fitoi çmimin e klubit më të mirë të vitit

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar ashpër për ndarjen e çmimit të klubit më të mirë në Kosovë për vitin 2021.

FC Prishtina, kampioni në fuqi i Kosovës në futboll e ka fituar çmimin e klubit më të mirë për vitin 2021 nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Batatina përmes llogarisë së tij në Facebook ka reaguar ashpër ndaj komisionit vlerësues, madje Batatina shkoi aq larg sa i quajti ata “komision komunist”.

Trajneri llapjan gjithashtu theksoi me ironi se do t’i bëj kërkesë UEFA-s dhe FIFA-s për të shtuar numrin e trofeve për një vit kalendarik.

“Dua t’i bëj kërkesë zyrtare UEFA-së dhe FIFA-së që të shtoj numrin e trofeve për një vit kalendarik sepse tre trofetë e fituara nuk po i shohin komisioni komunist pa asnjë kontribut në futbollin e Kosovës.

Shihemi në vitin 2022. Përkrahja na bënë më të fortë, mosvlerësimi na bënë të pandalshëm”, ka shkruar Batatina në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat