Covid-19 problem serioz për Premier League-n

Futboll

Covid-19 problem serioz për Premier League-n

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 14:05
Covid-19 problem serioz për Premier League-n

Covid-19 vijon të jetë një shqetësim i madh për Premier League. Dy takimet e javës së 19-të të elitës së futbollit anglez, Liverpool-Leeds dhe Wolves-Watford nuk do të luhen në datën 26 dhjetor, siç ishte parashikuar fillimisht. “The reds” ka njoftuar përmes një njoftimi zyrtar se Premier League mori këtë vendim për shkak se në skuadrën e Leedsit numri i të prekurve është tepër i lartë dhe nuk janë kushtet që kjo përballje të luhet.

Situata duket jo e mirë dhe tek Wolves dhe Watford, me të dyja skuadrat që kanë raportuar lojtarë të infektuar. Eshtë marrë vendimi që edhe ky takim të luhet në një tjetër datë.

Në fillim të kësaj jave, në një mbledhje të bordit të Premier League u mor vendimi që të mos ketë një shtyrje të kësaj jave, ndërsa u njoftua se ndeshjet do të luheshin edhe nëse do të kishte të infektuar në ekipe, megjithatë duket se situata në këto klube i ka bërë që të rishohin dhe një herë vendimin e tyre, duke bërë prapakthehu.

Mbetet për t’u parë nëse në orët e ardhshme do të ketë të tjera sfida që do të shtyhen, apo do të merret një vendim i dytë për fatin e javës së 19-të të Premier League. Në javët e fundit në Angli janë anuluar shumë ndeshje, pikërisht për shkak të përhapjes së variantit të ri të Covid-19, Omicron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat