Tafas e Qarri në kor: Sot nuk patëm fat

Futboll

Tafas e Qarri në kor: Sot nuk patëm fat

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 20:23
Tafas e Qarri në kor: Sot nuk patëm fat

Vllaznia dhe Kukësi morën nga një pikë pas barazimit 1-1 në “Loro Boriçi”, me Angelo Tafas dhe Kristi Qarri që zhvilluan një ndeshje shumë të mirë mes shtyllave. Dy portierët 21-vjeçarë, u zgjodhën lojtarët më të mirë të ndeshjes dhe folën rreth takimit në “Gol pas Goli” në Supersport.

TAFAS –  “Fati nuk ishte me ne sot, ishte një finale por kampionati është i gjatë. Profesor Bushi e ka thënë: kush luan më mirë dhe ka vazhdimësi do të jetë portieri i Shqipërisë U21.

Kur dalin portierët më të mirët, do të thotë që ekipi nuk ka bërë gjithçka mirë, por nuk ishte dita jonë, nuk mendoi se ekipi luajti keq”.

QARRI – “Patëm shumë raste në të dy pjesët, por nuk i shfrytëzuam. Ishte një ndeshje shumë e mirë, por fati nuk ishte me ne. Ekipi dhe stafi teknik bënë një punë shumë të mirë, por na mungoi fati, ndikuan edhe pritjet e Tafas“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat