Pësoi sulm në zemër, vdes futbollisti 29 vjeçar

Futboll

Pësoi sulm në zemër, vdes futbollisti 29 vjeçar

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 21:10
Pësoi sulm në zemër, vdes futbollisti 29 vjeçar

Reprezentuesi i Omanit, Mukhaled Al-Raqadi, ka vdekur tragjikisht pasi u rrëzua gjatë një ngrohjeje përpara një ndeshjeje.

Al-Raqadi ishte duke u ngrohur për Muscat FC përpara ndeshjes ndaj Al-Suwaiq kur u rrëzua dhe u desh të dërgohej me urgjencë në spital.

Mbrojtësi ishte vetëm 29 vjeçar, por pasi pësoi një atak në zemër, nuk mundi të shpëtohej dhe sot u njoftua për vdekje.

Lajmi vjen në një kohë kur futbolli duket se është më shumë problem se kurrë me lojtarët dhe zemrat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat