Zekirija Ramadani largon dy lojtarë

Futboll

Zekirija Ramadani largon dy lojtarë

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 10:21
Zekirija Ramadani largon dy lojtarë

Me ndërprerjen e kampionatit deri më datë 15 janar, klubet e Superiores kanë kohën e duhur për të bërë ndryshimet e nevojshme teksa në muajin e parë të vitit 2022 do të nisin edhe merkaton.

Në këtë formë, menjëherë, te Egnatia kanë nisur të “lëvizin ujërat” teksa drejtuesit e klubit kanë vendosur të mbyllin marrëveshjen me dy prej sulmuesve të organikës.

Fjala është për francezin Chris Gandi dhe holandezin Arsenio Valpoort, të cilët ishin afruar në verë te rrogozhinasit mirëpo nuk ia kanë dalë të bindin drejtuesit dhe stafin teknik të trajnerit Zekirija Ramadani.

Paraqitja e tyre në fushë ka lënë për të dëshiruar teksa Gandi dhe Valpoort nuk shënuar asnjë gol kur iu është dhënë mundësia.

Egnatia në ditën e djeshme u rikthye te suksesi, teksa mposhti Teutën me rezultatin 1-2, duke u ngjitur në kuotën e 14 pikëve në vendin e nëntë të renditjes ndërsa synojnë të mbijetojnë në elitë.

Klubi do të marr përforcime dhe duke e ditur që Ramadani ka punuar shumë në Kosovë atëhërë grepat e klubit mund të drejtohen nga Superliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat