Qyra: Kemi përkrahës nga Shqipëria, Kosova, diaspora…

Futboll

Qyra: Kemi përkrahës nga Shqipëria, Kosova, diaspora…

Nga: Kemajl Goca Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 18:55
Qyra: Kemi përkrahës nga Shqipëria, Kosova, diaspora…

Njeriu i parë i klubit të futbollit Struga Trim & Lum, Mendi Qyra, tha se pret të ketë përforcime për pjesën e dytë të kampionatit të Maqedonisë Veriut.

“Si klub i ri, FC Struga Trim Lum me suksesin që ka arritur na bëri krenar jo vetëm ne, por gjithë Strugën! Si skuadër e re, sigurisht që ndonjëherë ka pasur lëkundjet dhe paqartësitë e mundshme, por në përgjithësi skuadra ka pas një gjysmësezon të mirë dhe të jep shpresë për rritje dhe siguri më të madhe. Pa dyshim, kjo na bën krenarë dhe optimistë për vazhdimin e kampionatit”, tha Qyra për media maqedone "Ekipa"..

Në vitin që po lëmë pas, Struga Trim Lum ka shënuar suksesin më të madh në histori, për herë të parë në Evropë. Mendoni se e gjithë kjo mund të përsëritet këtë sezon?

“Po, skuadra duhet të përsërisë suksesin e vitit të kaluar për të dalë në skenën ndërkombëtare, pse jo, për të pasur një vazhdim në atë kompeticion. Dhe kushtet, nëse i marrim në përgjithësi, diktojnë një mobilizim të fortë. Ky është qëllimi ynë, por jo vetëm i yni, por edhe trajnerit, djemve tanë që luajnë, futbolldashësit në Strugë, por edhe jashtë, sepse tani kemi përkrahës nga Shqipëria, Kosova, diaspora…”, thotë presidenti i klubit. 

“Kemi dy rrugë për të arritur objektivin, njëra përmes Kupës ku tashmë jemi në gjysmëfinale, tjetra përmes kampionatit. Mundësitë janë reale, sepse pushimet do të jenë të mirëseardhura për ekipin”, tha më tej.

“Sigurisht që nuk do të mungojnë përforcimet”, tha mes të tjera Qyra.

Struganët përfunduan vjeshtën në vend të shtatë me 26 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat