Capello thumbon Allegrin

Futboll

Capello thumbon Allegrin

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 19:08
Capello thumbon Allegrin

Kurrë banal dhe gjithmonë thumbues.

Fabio Capello ka thënë mendimin e tij për Massimiliano Allegri-n.

Ish-trajneri i Milan-it, Roma-s dhe Juventus-it ka komentuar kthimin e trajnerit në shtëpinë e bardhezinjve.

“E shikoj veten tek ai,. Kemi ide të ngjashme: të mos përdorim vetëm një sistem loje, leximin e mirë të ndeshjeve, të fitojmë em zëvendësimet”, ka thënë Capello për Gazzetta dello Sport.

Megjithatë, pas elozheve fillestare: “Kthimi tek Juventus ka qenë një gabim. Kam thënë se Allegri do të ishte bërë një ombrellë mbrojtëse, do të kishte marrë të gjithë kritikat. Dhe kështu ka qenë.

“Ka bërë disa gabime dhe  i është dashur pak kohë për të kuptuar se çfarë duhej të bënte, por rruga e zgjedhur ka qenë më e mira. Max e di gjithmonë ku të shkojë. Është fajtor për vendimin në vetvete: kishte një ofertë nga Real dhe ishte momenti ideal për të shkuar në Madrid.

“Le të themi se Juventus ishte një zgjedhje rehatie. Jashtë Italisë është më e vështirë, duhet të vihesh në diskutim, të zbulosh se lojtarët kanë zakone të ndryshme. Max më duket pak dembel, nuk i pëlqen shumë të lëvizë, preferon ta ketë Livornon afër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat