Ylli i Leeds shumë afër Bayernit

Futboll

Ylli i Leeds shumë afër Bayernit

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 09:58
Leeds United

Gjigandi bavarez Bayern Munich është duke përgatitur një ofertë në regjionin e 50 milionë eurove për të nënshkruar këtë janar me yllin e Leeds United Raphinha, raporton “TNT Sports”.

25 vjeçari brazilian është bërë një nga lojtarët më të mirë në Premier Ligën angleze që nga kalimi i tij prej Rennes te Leeds në verën e 2020, dhe tani sipas spekulimeve e ardhmja e tij shtrihet në Bundesligën gjermane.

Bayerni e dëshiron Raphinhan si zëvendësues ideal të anësorit francez Kingsley Coman, ku ky i fundit pritet të largohet nga “Allianz Arena” pasi që bisedimet për të rinovuar kontratën e tij kanë stagnuar.

Që prej transferimit te skuadra angleze Leeds United, Raphinha ka arritur të bëjë 47 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 14 gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat