Messi askund

Futboll

Messi askund

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 10:14
Messi askund

U besua se në Ligue 1, Leo Messi do të shkëlqente edhe më shumë se në Spanjë, sidomos do të përmirësonte edhe më shumë statistikat personale.

Por, 34-vjeçari në 11 paraqitje në Ligue 1 ka shënuar vetëm një gol, shifra këto që tregojnë më së miri se shtatë herë fituesi i Topit të Artë është duke e pasur të vështirë adaptimin në Francë.

Në Francë, golashënuesi më i mirë në pjesën e parë të sezonit është Jonathan David i Lille me 12 gola, pas tij vjen Wissam Ben Yedder i Monacos me 10 dhe Kylian Mbappe i treti me 9.

Top 10 golashënuesit:

Derisa në Bundesliga edhe këtë edicion sikur sezonin e kaluar lufta do të jetë mes sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski dhe atij të Borussia Dormtund, Erling Haaland – ani pse tani për tani Shick vazhdon të jetë para 21-vjeçarit.

Sido që të jetë, në Bundesliga Lewa po shijon një tjetër sezon të mirë, deri më tani ka shënuar 19 gola.

Ai ndiqet nga Patrik Schick i Bayer Leverkusen me 16 gola, podiumin e plotëson Erling Haaland me 13 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat