Nigeria grumbullon Victor Osimhen

Futboll

Nigeria grumbullon Victor Osimhen

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 19:25
Nigeria grumbullon Victor Osimhen

Nigeria grumbullon Victor Osimhen!

Është edhe Victor Osimhen në listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë Nigerinë në Kupën e Afrikës që do të startojë në 9 janar në Kamerun dhe do të përfundojë më 6 shkurt.

Trajneri i supershqiponjave Aquile Eguavoen i ka plotësuar menjëherë dëshirën sulmuesit të Napolit i cili në rrjetet sociale disa ditë më parë bëri me dije se do të jetë i gatshëm për Kupën e Afrikës gjithmonë nëse do të jetë në listën e të grumbulluarve dhe sigurisht që në zgjedhjet e numrit 1 të stolit të Nigerisë nuk mund të mungonte kurrësesi Osimhen që është lideri i ekipit.

Osimhen në Kupën e Afrikës do të mbajë një maskë në fytyrë pasi përplasja me Skriniar në Inter-Napoli e ka lënë me pasoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat