Trajneri i Crystal Palace, Patrick Vieira, do të humbasë ndeshjen në udhëtim te Tottenham në Premier League, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Palace përmes një postimi ka konfirumar se Viera ka rezultuar pozitiv dhe se do të mungojë në ndeshjen e sotme.
“Ne mund të konfirmojmë se trajneri i Crystal Palace, Patrick Vieira është i izoluar pasi ka rezultuar pozitiv për Covid-19 dhe do të mungojë në ndeshjen e sotme [të dielën] kundër Spurs”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ndihmës-trajneri Osian Roberts do të zëvendësojë Vieira për ndeshjen e sotme.