Anthony Joshua ka zbuluar Rocky Balboan e tij të brendshëm, duke vrapuar në shkallët e Dubai, krah Lawrence Okolie (kampion i WBO në Cruiserweight).
32 vjeçari po stërvitet në Emiratet e Bashkuara Arabe derisa synon të kthehet në gjendjen më të mirë fizike para revanshit me Oleksandr Usyk.
Boksieri britanik synon të fitojë për herë të tretë titujt e WBA, WBO, IBF, pasi i humbi në shtator kundër Usyk.
Përmes një video në instagram, Joshua ka zbuluar metodën e stërvitjes, që ngjason me Rocky Balboa, që në filma e kemi parë të ekzekutuar nga Sylvester Stallone.