Pepe do të largohet nga Arsenali

Futboll

Pepe do të largohet nga Arsenali

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 15:32
Pepe do të largohet nga Arsenali

Nicolas Pepe do të largohet nga Arsenali. Sulmuesi i krahut ka humbur vendin e titullarit te londinezët dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit, Mikel Arteta.

Mediat angleze kanë raportuar se Arteta i ka bërë me dije lojtarit se nuk llogarit në shërbimet e tij dhe mund të gjejë skuadër.

28-vjeçari këtë edicion është inkuadruar në lojë kryesisht nga banka rezervë. Ai këtë edicion ka luajtur në tetë ndeshje në Premier League.

Pepe ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024. Ai u transferua për 80 milionë euro në vitin 2019 nga Lille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat