Leipzig dhe Hertha në garë për Joachim Low

Futboll

Leipzig dhe Hertha në garë për Joachim Low

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 00:51
Joachim Low

Pas largimit nga stoli i Gjermanisë në përfundim të Euro 2020, Joachim Low vazhdon të jetë i papunë edhe pse ofertat për të nuk mungojnë. 

Fenerbahce e kërkoi me ngulm ndërkohë që sëfundmi në skenë për trajnerin e kombëtares gjermane kanë dalë edhe dy klube të Bundesligas që duan t’i besojnë stolin. 

Vetë Low ka konfirmuar interesin teksa në një intervistë ka theksuar se dëshiron të ulet në stolin e një skuadre në vitin 2022.

“Kam sigurisht disa oferta por ishte qartë që nuk do të merrja një vendim gjatë këtyre muajve. Të shohim vitin e ardhshëm”, fjalë këto të Joachim Low. 

Red Bull Leipzig dhe Hertha Berlin janë dy klubet gjermane që interesohen për t’i besuar pankinën ish-trajnerit të pancerave dhe Klopp po mendohet. 

Bëhet fjalë për dy klube të shëndosha financiarisht që do të kënaqnin kërkesat e Low sidomos Hertha me presidentin e ri që ka shpenzuar në merkato 374 milionë euro në total gjatë këtyre viteve dhe kërkon të bëjë një hap tjetër përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat