Newcastle kërkon të përfitojë nga kjo situatë e spanjollit

Futboll

Newcastle kërkon të përfitojë nga kjo situatë e spanjollit

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 18:47
Isco

Klubi i Newcastle gjendet në një pozitë të vështirë këtë sezon, teksa “qymyrxhinjtë” janë aktualisht në vendin e parafundit të Ligën Premier me vetëm 11 pikë të grumbulluara në 19 ndeshje.

Në këtë formë, pronarët arabë janë të detyruar të ndërhyjnë në afatin e janarit, teksa në objektiv kryesor është shndërruar Isco i Real Madrid.

Mesfushori spanjoll  ka përfunduar jashtë planeve të trajnerit Carlo Ancelotti ndërsa edhe klubi nuk i ka ofruar një rinovim kontrate teksa ajo aktualja i skadon në verë.

Ndaj, Newcastle kërkon të përfitojë nga kjo situatë e spanjollit, pasi edhe Real Madrid është i hapur për të gjetur një marrëveshje duke qenë se mund të përfitojë disa miliona për të mos e humbur lojtarin me parametër zero në fund të sezonit.

Tashmë, mbetet për t’u parë gatishmëria e Isco për të kaluar në Ligën Premier me fanellën e Newcastle, i cili në këtë mes është ai që ka fjalën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat