Futbollisti grushton gjyqtarin

Futboll

Futbollisti grushton gjyqtarin

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 20:08
Futbollisti grushton gjyqtarin

Futbollisti i klubit nga Anglia, Epsom & Ewell shkaktoi një incident gjatë ndeshjes ndaj Dorking Wanderers Reserves, ku goditi me grushta gjyqtarin.

Videoja shkoi viral në rrjet, me fansat që kërkuan që lojtari i përfshirë, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, t’i ndalohej të luante përgjithmon.

Dy orë më vonë, klubi Epsom & Ewell lëshuan një deklaratë në rrjetet sociale, duke konfirmuar se lojtari u përjashtua nga klubi, , transmeton Insporti. “Epsom dhe Ewell Football Club kërkojnë falje për zyrtarët dhe lojtarët e sotëm të Dorking”, shkruhej në deklaratën në Twitter.

“Ne nuk do ta tolerojmë këtë sjellje në klubin tonë dhe jemi të tronditur nga skenat në ndeshjen e sotme.

“Lojtari në fjalë është liruar nga klubi me efekt të menjëhershëm.

“Ne dëshirojmë të falënderojmë Dorking për mikpritjen e tyre sot dhe të kërkojmë falje përsëri për ndeshjen e sotme. Ky lloj veprimi nuk ka vend në futboll apo shoqëri".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat