Terry zyrtarisht rikthehet të Chelsea

Futboll

Terry zyrtarisht rikthehet të Chelsea

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 12:41
Terry zyrtarisht rikthehet të Chelsea

Klubi i Chelseat ka vendosur që ish legjenda e klubit, John Terry të jetë sërish pjesë e tyre, ndërsa tani do të punojë me akademinë e klubit, transmeton Insporti.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe ish-mbrojtësi përmes rrjeteve sociale.

“Jam i lumtur të njoftoj se po kthehem në shtëpi dhe kam marrë një rol konsulence @ChelseaFC akademi. Përveç dhënies së sesioneve të stërvitjes në terren, unë do të përfshihem në diskutimet e stërvitjes dhe mentorimin e lojtarëve të akademisë sonë”, ka shkruar Terry

Legjenda anglez kishte kaluar te Aston Villa si lojtar/ndihmëstrajner, duke u zhvendosur më pas në rolin e të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat