Situatë dramatike te Barcelona

Futboll

Situatë dramatike te Barcelona

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 13:30
Situatë dramatike te Barcelona

Nga dita në ditë po rritet numri i lojtarëve të prekur nga koronavirusi te Barcelona. Situata në klubin katalanas nuk është aspak e mirë dhe sot kanë marrë lajmin negative tre lojtarë të tjerë.

Ousmane Dembele, Samuel Umtiti dhe talenti Gavi kanë rezultuar pozitivë në tamponët e fundit, duke nisur menjëherë karantinën në shtëpitë e tyre. Tre lojtarët e ekipit të Xavit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Pak ditë më parë u infektuan me Covid-19 edhe Clement Lenglet, Dani Alves, Jordi Alba dhe Alex Balde, duke e dërguar në shtatë numrin e futbollistëve pozitivë te Barcelona.

Skuadra katalanase renditet në vend të gjashtë në La Liga. Diferenca me Realin kryesues është 18 pikë dhe djemtë e Xavit do të luajnë ndeshje e radhës më 2 janar kundër Mallorca në transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat